Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka ka propozuar se modeli i Amsterdamit mund të jetë i vlefshëmedhe për Shqipërinë, në rritjen e të ardhurave nga taksat.
“Pse të mos zbatojmë edhe ne formulën e Holandës Italisë apo Greqisë për lejimin e kanabisit për nevoja farmaceutike apo sic e lejojnë ligjet europiane. Pse jo të mos kalojmë edhe ne në ligjet e tjera të cilat liberalizojnë, të merret shembulli i Gjermanisë dhe Austrisë për shërbimin e femrës?”, deklaron Jaka.
Jaka thotë se kjo do të përkthehej në më shumë taksa dhe për rrjedhojë më shumë të ardhura për shtetin nga aktivitete që aktualisht ushtrohen, por në mënyrë krejtësisht informale.
Ndërkohë që Holandën e vizitojnë cdo vit turistë nga e gjithë bota, që përfitojnë nga toleranca e këtij shteti për të provuar “gjëra të ndaluara” në pjesë të tjera të botës, të paktën me ligj, si prostitucioni, drogat e lehta apo pornografia.
/tvbulqiza.al