Degët e bimës së kanabisit janë shfaqur në rrjedhën e lumit Zezë të Fushë Krujës. Bashkë me mbeturinat përgjatë lumit, me qindra degë të bimës narkotike kanë përfunduar aty. Të parët që u përballën me këto pamje ishin banorët e shtëpive aty pranë. Askush nuk di të thotë se si kanabisi ka ardhur deri këtu dhe po lundron në sipërfaqen e lumit. Por mund të thuhet se origjina e tyre është nga parcelat e drogës të mbjella në zonën e Krujës, shkruan Tv Klan. Nga policia bëhet e ditur se nuk do të ketë hetim për këtë rast, pasi mbetjet e hashashit nuk mund të jenë objekt hetimi. Në këto kushte, edhe vendi se nga janë hedhur do mbetet i pazbuluar. Lumi Zezë buron nga Malësia e Krujës dhe përshkon disa fshatra të saj. Më pas kalon përmes qytezës së Fushë Krujës duke përfunduar në Ishëm. Kjo, një njësi administrative e shumëpërfolur kohët e fundit për avionin që u rrëzua në pistën 1.5 km të gjatë dhe që dyshohet se po përgatitej të trafikonte drogë. Ndërsa pak metra larg pistës në fshatin Rrotull u zbulua një laborator droge.
/tvbulqiza.al
https://www.youtube.com/watch?time_continue=64&v=-4rQq4HtQ1A