E martë, 26 Nëntor, 2024

Leximi elektronik i matësave për të shmangur abuzimin me faturat

adrian-cela_1Operatori i Shpërndarjes së Energjisë prezantoi sistemin e ri të faturimit, i cili mundëson leximin e matësave në mënyrë elektronike dhe printimin e faturës për klientin. Përmes kësaj pajisje mundësohet lidhja online me qendrën duke shmangur leximin manual dhe shkrimi me dorë të të dhënave.
“Menjëherë sapo të kalojë filtrat e kontrollit nga sistemi mund të printohet fatura direkt në vend dhe abonenti do të ketë mundësi ta shohë konsumin e tij mujor menjëherë. Kështu ne synojmë të rrisim sigurinë e procesit të faturimi, në mënyrë për të shmangur ankesat ose gabimet që mund të vijnë nga punonjësit tanë gjatë procesit të leximit”, shprehet Klevis Jahaj, nga OSHEE, drejtoria Tiranë.
Ky projekt do nisë të zbatohet në Tiranë, Durrës dhe Fier në muajt në vazhdim. Që të jetë funksional duhet që edhe matësit të jenë elektronikë, si ato që janë vendosur vitet e fundit nga OSHEE.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit