E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Aksidentohet një furgon i policisë në Kamëz, vdes një efektiv, plagosen 2 të tjerë

1474834434_makina-e-policiseNjë polic mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën pas një aksidenti të rëndë që ndodhi pranë shkollës “Ibrahim Rrugova” në Kamëz në mbrëmje, rreth orës 21:35 minuta të së dielës.
Një makinë tip “Lexus”, që drejtohej nga 22-vjeçari Arnold Kola, goditi furgonin e policisë në të cilin ndodheshin pjesëtarët e forcave të rendit.
Nga aksidenti mbeti i vdekur polici Ervin Haxhiaj dhe u aksidentuan rëndë dy policët e tjerë, Besmir Voi dhe Neil Hoxha, të cilët u dërguan në spitalin Ushtarak, ku mbërriti menjëherë edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Automjeti që goditi patrullën e policisë po udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe u përplas me furgonin e policisë, i cili si pasojë përplasi edhe një BMË që ndodhej e parkuar aty pranë. Nga përplasja mbeti i plagosur edhe drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin. Ai u dërgua fillimisht në spital ku mori mjekimet e nevojshme dhe më pas u ndalua nga policia.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit