E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Dibër 2016, përballja mes shtetit të Al Kapones dhe Opozitës politike – Nga Prof. Dr. Kastriot Islami

Kastriot-IslamiAsnjë parti politike në botë, sado e organizuar dhe përgatitur të ishte, sado perfekte të ishte drejtimi apo kandidati i saj, s’do të mund të konkuronte dhe të përballej me një bandë kriminalo-korruptive në pushtet.Aq më pak me një bandë të tipit Al Kapone por që ndryshe nga Al Kapone i Cikagos, jo vetëm që nuk luftohet nga shteti por drejton shtetin.Kjo ndodhi në Dibër, Al Kapone në krye të qeverisë së bashku me shpurën e tij kriminalo-korruptive u ndeshën me opozitën politike, një përballje ekstremisht asimetrike.
Në fakt,shteti i Al Kaponës u ndesh me një opozitë thjesht politike në drejtimin e së cilës ishte PD. Një parti politike, të cilës ndër të tjera i duhet të përballet ende me shumë sfida të brëndshme po ashtu si cdo parti tjetër në opozitë. Por sado e suksesshme të jetë në përfeksionimin e saj si strukturë politike, në hartimin e programit të saj, të alternativës së saj, të ekipit të saj, të aleancave, ajo do ta kishte tëpamundur të përballej me sukses me një bandë kriminalo-korruptive në pushtet, me një bandë të tipit Al Kapone që drejton qeverinë.
Sepse nga eksperienca botërore e vëndeve demokratike, nuk ka asnjë menyrë sesi një përballje e tillë mund të dalë më sukses, sepse një përballje e tillë asimetrike as që bëhet fjalë të ndodhë në një vend demokratik. Dhe ndoshta kjo që ndodhi në Dibër provon vetëm tezën se Shqipëria s’është vënd demokratik dhe s’realizon zgjedhje të lira e të ndershme. Shtrohet pyetja: Cduhet bërë dhe si dilet nga kjo gjëndje? Kjo është një ngjarje jo ekzistente për një vend demokratik, prandaj është e vështirë që vëndet demokratike të japin ndonjëleksion për të tejkaluar këtësituate. Ndërkohë që eksperienca e vëndeve me rregjime autoritare, qoftë diktatoriale qoftë të një pakice kleptokratike, apo ato hibride (Shqipëria klasifikohet si një rregjim hybrid, mes demokracisë dhe autoritarizmit), tregon se një përballje e tillë, mes një partie politike dhe një bande kriminalo-korruptive që drejton shtetin gjithnjë ka përfunduar me trazira pas-zgjedhore, apo përballje masive të qytetarëve me bandën ose me vendosjen e një rregjimi policor e represiv. Shqipëria duket të jetë futur në këtë rrugë që nga viti 2013.

  1. Dibra, përballja e një partie politike me korrupsionin, krimin e kanabisin në pushtet…

Dibra u konceptua si test nga të gjithë palët. Opozita politike tentoi të rifitontenjë bastion të saj që nga të gjithë llogaritje politike rezultonte një objektiv realist por mbi të gjitha të testonte sa e gatshme do të ishte qeveria për tu kthyer në terrenin e një përballje politike ose e thënë më qartë sa e gatshme do të ishte qeveria për të organizuar zgjedhje të lira e të ndershme. Kurse Rama e konsideroi Dibrën si vendin ku do të testonte/kalibronte manualin e blerjes së votave me të gjithë mënyrat, me synimin për të maksimalizuar suksesin e kësaj teknologjie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Për Ramën ishte me interes të vecantë të testonte se në cfarë mase mund të përdorte “mekanizmin e ri të kanabisit” dhe cfarë marzhi suksesi elektoral i siguronte ky element i përdorur për herë të parë në një shkallë kaq të gjërë.Shumë analistë e trajtuan Dibrën si testi i qëndrueshmërisë së aleancës PS-LSI apo edhe si test të zëvëndësimit të votave të grumbulluara nga LSI nga votat e blera me mekanizmin e kanabisit. Dibra,sic dhe rezultoi, do të ishte vendi më i përshtatshëm për të testuar një teknoligji integrale të blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesve, por edhe të anashkalimit të LSI.

  1. Blerja e votave dhe kërcënimi i votuesve në themel të suksesit elektoral…

 Rama ka arritur në përfundimin se rruga më e lehtë e fitores në zgjedhjet e ardhshme lidhet me grumbullimin e mjeteve financiare për blerjen e votave dhe sigurimi i një cmimi sa më të ulët përmes varfërimit të qytetarëve. Kjo skeme manipuluese duhet shoqëruar meterror psikologjik, qoftë mbi qytetarët, qoftë mbi bizneset, për ti friksuar që ata i) ose tëvotojnëpro qeverisë, ii) ose të abstenojnë, iii) ose të largohen nga vëndi.Kërcënimi në shumicën e rasteve realizohet përmes veprimit të përbashkët të policisë me individët me rekorde kriminale.Ekipi i blerjes së votave përbëhet nga i) individë të pasuruar në mënyrë ilegjitime nga grabitja e aseteve e fondeve publike përmes tenderave dhe koncensioneve; ii) nga individë me rekorde të tmerrshme kriminale; iii) nga zotërues tëmedias klienteliste qëkanë për detyrëtëmashtrojnë publikun, të fshehin të gjithë bëmat e qeverisë dhe të kryqëzojnëcdo kundërshtar.Rama, drejtuesi politik i kësaj skeme ja delegon formalisht kompetencën një “kupole” të përbërë kryesisht nga i) një anëtar i qeverisjes klienteliste, ii) nga indivdë të njohur përrekorde të tmershme kriminale dheiii) politikanë e biznesmenë që mbajnë më vete valixhet/cantat me paratë për blerjen e votave. 

  1. Mekanizmi i kanabisit…

Mekanizmi kryesor i strategjisë politike-elektorale të Ramës në Dibër ishte kanabisi. Ky mekanizëm do të testohej jo vetëm kundër opozitës por edhe për ti treguar LSI, se mund tëfitojë i vetëm,kundër të gjithëve. Blerja e votave përmes përdorimit të kanabisit kryhet përmes një bashkëpunimi të ngushtë të i) rrjetit të policëve dhe ii) rrjetit tëindividëve me rekorde kriminale, Tre janë teknologjitë e blerjes së votës përmes kanabisit:A) Joshja e kultivuesve të kanabisit. Drejtorëve e policisë në qarqe dhe/ose shefave të komisariateve në rrethe, të emëruar nga Rama-Tahiri, u është dhënë orientim të zbulojnë të gjithë terrenet e përshtatshme për kultivimin e kanabisit dhe të evidentojnë pronarët e tyre si dhe përkatësinë e tyre politike. Atyre u është premtuar pagesa e qirasë së tokës, pagë për punën dhe eventualisht një pjesë e fitimit, por e gjithë kjo në shkëmbim të një sasie votash kryesisht nga opozita. B) Kërcënimi i kultivuesve të kanabisit. Përvec joshjes, individët me rekorde kriminale, në lidhje të ngushtë me policët e zonës, janë instruktuar të përdorin edhe “kërcënimin”.Sa herë një individ, i majtë apo i djathtë, evidentohet se ka mbjellë kanabis atij i kërkohet të sigurojë një sasi votash opozitare, përndryshe parcela shkatërrohet dhe/ose personi përfundon në pranga.C) Sigurimi i parave për blerjen e votave përmes shit-blerjes së kanabisit. Një pjesë e konsiderueshme e parave për fitime personale por edhe për blerje të votave sigurohet nga policia dhe individët me rekorde kriminale nga kultivuesit e kanabisit të cilëve ju sigurohet i gjithë procesi i kultivimit, që nga mbjellja deri në grumbullimin e “fruteve” nga agjentët e qeverisë.

  1. Mekanizmi i blerjessë votës me paratë e korrupsionit, trafiqeve…

Kjo është një dukuri e aplikuar nga Rama në 2013, në zgjedhjet e pjesshme në Korcë, në zgjedhjet vendore në 2015 dhe në zgjedhjet e pjesshme në Dibër, madje e evidentuar në raportet e OSBE-ODHIR dhe/ose nga media investigative. Paratëkesh sigurohen i) nga kultivimi i kanabisit (së fundmi), ii) nga nga biznesmenët e klientelës nga fitimet e tenderave apo koncensioneve e dhëna në mënyrë klienteliste nga Rama, iii) nga  paratë e trafiqeve, veprimeve kriminale, gjobat ndaj bizneseve, iv) dhe nga politikanët e korruptuar që detyrohen të derdhin “kuotën e tyre”. Cmimi i votës është në përpjestim të zhdrejtë me varfërinë e individëve, pra më të varfërit i blihet vota më lirë.

  1. Mekanizmi i veresijeve apo faturave të papaguara të dritave…

Cdo ditë e më shumë, shumë individë apo familje, pa të ardhura apo edhe me asistencë, por edhe ato me paga të ulta nuk janë më në gjëndje të paguajnë faturat e dritave apo detyrohen të marrin ushqime me pagesë të vonuar dhe të shënojnë emrat në librat e dyqaneve tëushqimeve(veresije). “Kandidati” së bashku me “biznesmenin sponsorizues” kalojnë dyqan më dyqan duke paguar “veresijet” e të gjithë atyre të varfërve që kanë pranuar të japin votën në shkëmbim të bukës së gojës; madje ne javët e fundit të fushatës, për disa individë që kanëdhënë garanci për votën në favor të rilindjes, ata paguajnënjë avancëderi në tre muaj për një listë minimale ushqimesh pë ata që kanë premtuar votën pro rilindjes.  Por së fundmi edhe agjentët e OSHE,kanë qënë të angazhuar ne anulimin e faturave në shkëmbim të votës në favor të rilindjes.

  1. Mekanizmi i kërcënimeve me heqje nga puna dhe i joshjes me premtim vendesh pune apo dhënien të asistencës sociale…

 NëDibër ky mekanizëm është përdorur duke realizuar punësime gjatë ditëve te fushatës, apo duke futur në listën e asistencës një numër të madh individësh që e meritojnë por kanë qënë lënë në harresë. Askush s’do të ishte kundër punësimeve apo futjes në listën e asistencës të atyre që e meritojnë; problemi ështëseky veprim kryhet gjatë fushatës elektorale në shkëmbim të votës. Krahas dhënies së këtyre “incentivave”, në Dibër është aplikuar edhe kërcënimi me heqje nga puna ndaj atyre që mendohen se janë opozitarëtë punësuar si mësues, mjekë, apo gjetiu.Atyre u kërkojnë ose të provojnë përmes fotografimit të votës angazhimin e marrë për të votuar pro rilindjes ose të mos marrin pjesë fare nëvotim nëse e kanë të vështirë të kryejnë një veprim të tillë.

  1. Mekanzimi i kërcënimit me nderprerjen e investimeve…

 Një nga sjelljet më skandaloze, penalisht të dënueshme, të evidentuara nëDibër, të artikuluara nga Damian Gjiknuri është ajo e kërcënimit të votuesve duke i kërkuar : i) ose votoni kandidatin e rilindjes ii) ose s’do të ketë fonde nga buxheti i shtetit për bashkinë opozitare për shkak të gabimit që qytetarët kanë bërë duke mos votuar kandidatin e rilindjes. Ky është një veprim që mund të asgjësohet ose përmes veprimit të Prokurorit të Përgjithshëm ose me abandonimin e zgjedhjeve ose me përballjen e qytetarëve me personin që e artikulon.

  1. Klima e terrorit nga grupet kriminale në bashkëveprim me policinë…

Kupola e korruptuar dhe kriminale, e emëruar dhe instruktuar nga Rama për të drejtuar fushatën e manipulimeve elektorale, instalohet me zhurmën dhe mjetet e një “bande elektorale”.Synimi është të përhapet përmes terrorit psikologjik objektivi i fitores së padiskutueshme. Të fortët ushtrojnë terror psikologjik në rrugët e qytetit me makina të shtrenjta deri të blinduara apo ndonjëherë mjafton edhe lajmi se “krye i forti” është i gatshëm për veprim në hotelin më të të madh të qytetit kurse natën lëvizin hajdutët e kusarët e fshatit që me telefona celularëtë huazuar për tre katër jave, komunikojnë me shefat e tyre apo që herë pas herë takohen edhe nga shefat e policisë. Kjo klimë terrori psikologjik përhapet për të instaluar te kundërshtari idenë e humbjes së sigurtë sepse ata “kanë vendosur të bëjnë gjithcka, madje deri edhe përplasje fizike” për të cuar në vend porosinë e kryetarit të madh apo për të realizuar objektivin e një “fitoreje historike”. Ata janë të gatshëm të bëjnë cdo manipulim apo goditje fizike ndaj kujtdo nëse ndjejnë se kundërshtari i tyre jep shënja se po fiton. Madje përhapin edhe lajme të rrema se do të ndërrojnë kutivë e votimit apo blejnë komisionerët, thjesht për ti krijuar idenëte votuesit e opozitës se “kot e keni që mundoheni se e kemi ndarë mendjen për fitore të thellë”…

  1. Media klienteliste fsheh bëmat e qeverisë dhe sulmon opozitën…

Rama kontrollon duke e ushqyer me paratë e pista të trafiqeve, të aferave korruptive, të individëve me rekorde kriminale, të biznesmenvë klientelistë që fitojnë në mënyrë selektive tendera e koncensione, mbi 80 përqind të medias. Media klienteliste e Ramës ka për detyrë kryesore i) të mos nxjerrëne media asnjë qëndrim të opozitës dhe mundësisht ta vendosë atë në terr të plotë; ii) tëfshehë të gjithë skandalet e pushtetit dhe të iii) sulmojë, denigrojë, shajë opoziten dhe cdo kundërshtar të Ramës. Një nga orientimet që ka marrë dhe aplikon media pranë qeverisëështë relativizimi i skandaleve të Ramës dhe krijimi i idesë se të gjithë janë njëlloj.Në fushatë kjo lloj media ka një angazhim ekstrem deri duke vënë në përdorim personazhe të sajuar, trafikantë, individë të sëmurë mendërisht, dhe sharrës me pagesë që përdorin një fjalor banal rruge kundër cdo kundërshtari të Ramës.

  1. Në vend të përfundimit…

Në Dibër përballja ishte asimetrike, mes një opozite politike që kishte në përdorim mjete e burime njerzore karakteristike për një strukturë politike dhe një bande kriminale-korruptive, të lidhur me shtetin apo të drejtuar prej tij.Skema e blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesveështë tashmë e qartë, në themel të saj janë paratë e korrupsionit, kultivimi i kanabisit dhe individët me rekorde të tmerrshme kriminale.Asnjë parti politike në botë, sado e organizuar dhe përgatitur të ishte, s’do të mund të konkuronte dhe të përballej me një skemë të tillëkorruptive-kriminale.Dy do të ishin mundësitë i) përballja masive me këtë model jo politik dhe ii) ndërhyrja e fuqishme ndërkombëtare që në bashkëpunim me forcat progresiste vendore do të cmontonin një rregjim të tillë. Koha është një parametër shumë i rëndësishëm.Heshtja e partnerëve dhe angazhimi i tyre jo në momentin e duhur do të ishte në favor të destabilitetit, të trazirave, kaosit dhe përballjes masive. Në këtë situatë duket sikur shqiptarët e kanë gjetur zgjidhjen më të lehtë: të largohen nga vëndi, drejt Europës me “vizën e lirë” apo drejt SHBA me “green card”. Por kjo duket se nuk ka gjasa të funksionojë për shumë kohë./Shkruar për Syri.net/

Artikuj te ngjashem

Me te fundit