E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Ndërron jetë kryetari i Bashkisë së Kolonjës, pësoi atak kardiak

arben-maloArben Malo, kryetari i Bashkisë së Kolonjës ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak. Sipas informacioneve, Malo ndërroi jetë në banesë dhe do t’i nënshtrohet një ekspertiza për të konfirmuar zyrtarisht shkaqet e vdekjes, raporton BalkanWeb.
46-vjeçari ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Kolonjës si përfaqësues i Aleancës për Shqipërinë Evropiane.
Arben Malo ka qenë kryetar i Partisë Socialiste në Kolonjë gjatë viteve 1998-2005. Prej vitit 2013 e ne vazhdim ka mbajtur postin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Korcë.
Përgjatë viteve 2000-2007 ka qenë Kryetar i Këshillit Bashkiak Ersekë; ndërsa në vitet 2000-2011 ka ushtruar detyrën e anëtarit dhe kryetarit të grupit socialist të Këshillit të Qarkut Korçë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit