E diel, 24 Nëntor, 2024

22 vjeçari që përplasi tre policët, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste

gdfdgdf_0
Arnold Kola, shkaktari i aksidentit tragjik në Kamëz është djali i ish- deputetit, Ndue Kola për Qarkun e Shkodrës, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. 22 vjeçari udhëtonte me një mjet tip Lexus me shpejtësi tej normave të lejuara. Një polic humbi jetën, 42 vjeçari, Ervin Haxhia, ndërsa dy të tjerë u plagosën dhe janë në spital. Arnold Kola lëvizte aq shpejt me makinë, sa furgoni i policisë u rrokollis në Bulevardin Blu në Kamëz, pranë shkollës Ibrahim Rugova. Disa makina të tjera të parkuara u dëmtuan nga përplasja.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit