Kryeplakut të fshatit Hurdhë Muhurr në Dibër i është rrezikuar jeta nga një bashkëfshatar.(Fshati në foto).
S.H. 29 vjeç është gjendur përballë grykës së çiftes së 66-vjeçarit Hakik Prençi, tek Fusha e Lopës, i kanosur për një çështje pronësie. Kryeplaku ka lajmëruar policinë menjëherë dhe ka tentuar t’ia marrë nga dora çiften, që është shkrehur gjatë përleshjes, por fatmirësisht pa lënduar njeri.
Më pas, policia ka ndërhyrë duke parandaluar përkeqësimin e konfliktit dhe e ka arrestuar Prençin duke i sekuestruar dy çifte.
66-vjeçari akuzohet për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.