Ylli i Real Madrid, Bale po ruhet nga forcat e policisë spanjolle pasi dyshohet se mund të jetë objektiv i sulmit të një bande kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Sipas “The Sun”, për arsye se kushërira e të fejuarës së tij është zhdukur bashkë me një valixhe e cila përmban drogë dhe para kesh që kapin vlerat e 1 milion paundëve.
Banesa ku jetojnë gjyshërit dhe halla e modeles është sulmuar nga banda kriminale ku 27-vjeçarja Dring jetonte para se të zhdukej.
Familjarët e mendojnë se jeta e Gareth Bale dhe të fejuarës së tij mund të jenë në rrezik pasi mund të vihen në objektiv të trafikantëve duke pasur parasysh pasurinë që poseidojnë.
/tvbulqiza.al