Këtë të hënë në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit është majtur ceremonia për çeljen e Shkollës verore Europiane, e ngritur me nismë të Këshillit Kombëtar të Integrimit.
Kryetarja e këtij këshilli, Majlinda Bregu ka deklaruar në hapje të ceremonisë se, aplikimet për në këtë shkollë kanë arritur në 2010. Ajo ka vlerësuar se, kjo shkollë mund të luajë një rol kyç në procesin e integrimit të vendit, i cili, siç tha ajo, nuk varet vetëm nga administrata e dikastereve përkatëtse.
E pranishme në këtë aktivitet, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, ka vlerësuar gjithashtu rëndësinë e kësaj shkolle ka deklaruar se, “integrimi është një proces modernizimi që ndryshon bërthamën e komunikimit mes qytetarëve dhe institucioneve”.
“Dialogu, kapaciteti për të diskutuar të gjitha vendimet që duhen marrë e bëjnë shoqërinë më të fortë në të gjitha drejtimet. Ndaj dhe ju duhet të diskutoni me njëri-tjetrin se si ta bëni Shqipërinë më të fortë, por dhe gati për në BE, që Shqipëria të jetë një aktor i barabartë që të ketë diçka për të dhënë dhe kontribuar si gjithë të tjerët në anën e tregut, politikës, kulturës dhe shkollave”, ka thënë Vlahutin.
I pranishëm në këtë takim, eurodeputeti Knut Fleckenstein ka përgëzuar iniciativën e zonjës Bregu për krijimin e kësaj shkolle, duke thënë se Shqipëria po përgatit në mënyrë aktive vendin për anëtarësimin në BE.
/tvbulqiza.al