Snapchat ka prezantuar syzet e pajisura me kamera nga të dyja anët, që pritet të hidhen në treg brenda këtij viti.
Kompania thotë se modeli fillestar do të jetë në gjendje që të filmojë vetëm 30 sekonda kohëzgjatje kundrejt një çmimi prej 130 dollarësh.
Testimin e parë të këtyre syzeve e ka bërë vetë Evan Spiegel, themeluesi i Snapchat, i cili po ashtu synon që brenda viteve të ardhshme të ofrojmë më tepër shërbimë për përdoruesit.
Pikërisht këtij objektivi, shkruan Wall Street Journal, i shërben edhe ndryshimi i emrit të kompanisë, që ka hequr dorë nga “Chat” dhe nga sot e në vazhdim do të quhet vetëm “Snap”.
/tvbulqiza.al