E diel, 24 Nëntor, 2024

Pronat, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit me armë në Dibër

Dibër_26
Policia e Dibrës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë gjahu për motive pronësie.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi që kanosi me armë gjahu (me fishek në gojë) kryeplakun e fshatit Hurdhë Muhurr.
Hakik Prençi, 66 vjeç, lindur e banues në fshatin Hurdhë Muhurr, akuzohet për veprat penale të “Kanosjes” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë” parashikuar nga neni 84 dhe 280 të Kodit Penal.
Ky shtetas rreth orës 17:30 të datës 25 shtator në vendin e quajtur “Fusha e lopës”, rreth 1 km sipër fshatit Hurdhë Muhurr, i ka dalë në rrugë shtetasit S. H. 29 vjeç, lindur e banues në Hurdh- Muhurr, i cili është edhe kryeplak i fshatit Hurdhë Muhurr dhe i ka drejtuar një armë gjahu Çifte “teke” të mbushur me një fishek në gojë duke i thënë se: “po tani ku do të shkosh”.
Shtetasi S.H, ka njoftuar menjëherë Policinë dhe më pas ka tentuar për t’i marrë armën e gjahut ku nga përleshja mes tyre, nga shtetasi Hakik Prençi është shkrehur arma e gjahut e cila nuk ka dëmtuar asnjërin nga personat e përfshirë në konflikt.
Në vendngjarje ka mbëritur menjëherë Policia e cila ka bërë bllokimin e armës së gjahut, si dhe shoqërimin e palëve në konflikt për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Hakik Prençi u gjet edhe një armë tjetër gjahu Çifte dhe fishekë.
Në lidhje me këtë ngjarje është njoftuar Prokurori i gatshëm për të gjitha veprimet e kryera nga Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
G.E./ tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit