Një 16 vjeçar me inicialet Gj.A, dhe një 25 vjeçar i quajtur Fernando Deda u arrestuan për vrasjen e Aleksandër Bardhit. Dyshohet se vrasja ndodhi për shkak të një sasie droge që viktima i gjeti dy autorëve. Vrasësit e dyshuar vijnë nga familje me origjinë nga Mirdita dhe që prej vitesh janë vendosur në fshatin Shëndelli, shkruan Lapsi.al
Fernand Deda njihet edhe me emrin Florin. Ai rezulton person me precedent penal pasi ka qenë i arrestuar në vitin 2011 për trafik mjetesh motorrike. Dyshohet se të rinjtë kanë qëlluar për ta trembur viktimën, por plumbat i kanë marrë jetën Aleksandër Bardhit. Në shtëpinë e të arrestuarve u gjetën një automatik-model 56, një krëhër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm, dhe 26 fishekë të tjerë të të njëjtit kalibër.
/tvbulqiza.al