E diel, 24 Nëntor, 2024

Yahoo! Pëson vjedhjen më të madhe historike në sulmet kibernetike

1474615877yahoo-logoHakerat kanë arritur të vjedhin informacionet e rreth 500 milionë përdoruesve të Yahoo në vitin 2014, diçka që klasifikohet tashmë si shkelja më e madhe kibenertike e pranuar publikisht në histori.
Mes të dhënave të vjedhura janë informacione personale si emra, adresa poste elektronike, nurma telefoni, ditëlindje dhe fjalëkalime. Yahoo tha se nuk janë prekur të dhënat e kartave të kreditit, ndërsa shtoi se beson që sulmi është sponsorizuar nga një shtet.
Lajmi për vjedhjen kolosale në Yahoo doli në gusht, kur një haker i njohur me nofkën “Paqja”, po përpiqej të shiste informacione për rreth 200 milionë llogari të kompanisë. Pas spekulimeve të shumta në media, Yahoo më në fund pranoi se vjedhja e të dhënave ishte shumë më e madhe nga sa mendonte.
Informacioni i vjedhur duket disi i zakonshëm dhe jo ndodnjë dëm i madh, por analistët thonë se vonesa e Yahoo për të pranuar ngjarjne, ngre shumë dyshime.
Veç vonesës për të pranuar vjedhjen, ekspertët kërkojnë të dinë pse Yahoo vonoi edhe këshillën për përdoruesit që të mbrohen.
/tvbulqiza.al
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit