E shtunë, 23 Nëntor, 2024

BE nxjerr zbuluar qeverinë shqiptare në çështjen e mbetjeve

EDI-RAMA
“Historia Ime” ka mundur të lexojë transkriptet dhe rekomandimet e një konference me temë “Seleksionimi i mbetjeve në kontekstin e një ekonomie qarkulluese në Evropë” të mbajtur më  29 janar 2016 nga Komisioni Evropian. Debati kryesor gjatë Konferencës ishte si të lehtësohet zbatimi i praktikës së seleksionimit të mbetjeve.
Ndryshe nga si e ka paraqitur qeveria shqiptare, diferencimi i mbetjeve nuk e bën riciklimin domosdoshmërish një proces më të kushtueshëm, thuhet në paketën e sugjeruar nga Komisioni Evropian. Sipas BE, është më e kushtueshme në rast se mbetjet nuk seleksionohen që në burim (madje që në kuzhinat e familjeve), një fakt ky që rrëzon argumentin e qeverisë shqiptare sipas së cilës “ky proces është i shtrenjtë”.
Nuk është i vërtetë as fakti se kjo praktikë mund të funksionojë vetëm në qytete të vogla apo të mesme. Praktika e kryeqyteteve evropiane ka treguar të kundërtën, sipas dokumentit me rekomandime nga kjo konferencë që Historia Ime e zbardhi të plotë nga faqja zyrtare e Bashkimit Europian. Ajo që sugjeron Komisioni Evropian është në kundërshtim me atë që po propozon qeveria shqiptare.
Sugjerohet t’i jepet prioritet procesit të riciklimit në nivel lokal dhe forcimit të marrëdhënies bashki – qytetar dhe jo ndërmarrja e politikave për importimin e mbetjeve jashtë kufijve.
KE-ja sugjeron që mbeturinat të mos lëvizen, pra të mos eksportohen apo importohen, por të riciklohen aty ku janë, mundësisht në qytetet apo qytezat ku prodhohen. Ndërsa ajo që na sugjeron qeveria shqiptare është importi i plehrave të huaja, që sipas saj do t’i hapte rrugë fuqizimit të industrisë ricikluese.
/tvbulqiza.al
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit