Koalicioni i Vëzhguesve Vendor publikoi sot raportin e monitorimit të zgjedhjve të pjesshme vendore për kryetarin e ri të Bashkisë së Dibrës.
Nga monitorimi në terren i procesit, Komsioni evidenton mjaft probleme, të cilat në raport thuhet se cënuan cilësinë duke mos garantuar standarde zgjedhore demokratike dhe europiane. Koalicioni ngre shqetësimin e blerjes së votës dhe presionit ndaj zgjedhësve, ndërsa thotë se reagimi institucional ishte tejet i ulët, për t’u dhënë zgjidhje problemeve.
Përballë këtyre shqetesimeve, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ofron 9 rekomanime për ndryshime në kodin zgjedhore.
Ngritja e një strukture pranë prokurorisë për trajtimin e rasteve të korrupsionit zgjedhor qëndron në thelb të shqetësimit që duhet t’i jepet zgjidhje.
Gjithashtu, koalicioni rekomandon që t’i hiqet e drejta zyrtarëve dhe funskionarve shtetërorë të marrin role drejtuese në veprimtaritë e fushatave zgjedhore sidomos kur ato u përkasin zgjedhjeve për qeverisjen vendore.