Ka deshtur mbledhja e radhes se muajit shtator te keshillit bashkiak Bulqize. Shkak eshte bere kundershtimi I vendimit te ketij keshilli, nga drejtuesit e mjeteve, qytetaret, por edhe nje pjese e keshilltareve, per parkimin e mjeteve te transportit ne te vetmin terminal te qytetit te ndertuar tani se fundmi. Keshilltari I majte Myfit Duriçi, pretendoi se ne mledhjen e radhes te keshillit kur dhe eshte diskutuar miratimi I vendimit te Terminalit, nuk ka qene kourimi I mjaftueshem I keshilltareve. Madje ai ka kerkuar qe te hapet process-verbali perkates I kesaj mbledhje per te provuar pretendimin e tij.Per te qartesuar situaten ne lidhje me kete vendim, nderhyri edhe kryebashkiaku Melaim Damzi.Pati edhe keshilltare te tjere te te gjithe kraheve politike, qe e konsideruan jo funksional VKB per parkimin e tranzitit te autobuseve dhe fugonave ne te vetmin terminal, nisur edhe nga pozicioni larg qytetit, qe gjate diteve te ftohta te dimrit, pozicionuar ne vije te drejte me “Qafen e Buallit” , qe njihet si nder pikat me te ftohta ne te gjithe vendin, e ben ne mos te pamundur, shume te veshtire frekuentimin e tij nga ana e udhetareve. Po keshtu kundershtime te forta pati edhe nga perfaqesues te grupeve te interesit, te cilet shprehem pakenaqesine e tyre ndaj ketij vendimi pasi sipas tyre ai jo vetem nuk u sherben qytetareve, por I çon edhe bizneset e tyre drejt falimentimit.U bene propozime nga me te ndryshmet, si shtese vendimi, projekt-propozim per ndertimin e nje Terminali tjeter, etj, etj, te cilat u kundershtuan teknikisht nga juristi I Bashkise.Ja si shprehet kryekeshilltari Gazmend Kenga ne lidhje me deshtimin e kesaj mbledhje.