Shqetësimit të drejtë të shoqërisë civile, opozitës dhe medies që nuk kontrollojnë për rrezikun se ky ligj do të shfrytëzohet nga Eko-Mafia për të sjellë në vendin tonë mbetje të rrezikshme për mjedisin dhe jetën, qeveria po i kundërvihen me tezën ekonomike të shpëtimit industrisë së mbetjeve nga falimentimi.
Po çfarë janë në të vërtetë këto kombinate përpunimi, si funksionojnë ato, ku janë të vendosur në vendin tonë?
Gazeta “Shekulli” sot ka publikuar një shkrim ku thuhet se shumica e kompanive i ngritën industritë e tyre 5 vitet e fundit pranë zonave urbane të mbipopulluara, siç janë Tirana dhe Durrësi.
I ideuar në fillim si një nismë për pastrimin e vendit nga mbetjet e hedhura në çdo grykë lumi e nëpër fusha, ligji i dha përparësi importit të mbetjeve dhe fuqizoi vetëm kompanitë e riciklimit të cilat shpesh janë ankuar se punojnë me 30% të kapaciteteve të tyre. Po ku ndodhen këto industri?
Shumica e këtyre industrive, 15 të tilla, e kanë shtrirë aktivitetin e tyre midis Tiranës dhe Durrësit, në një hartë shumë pranë zonave të banuara. Kompanitë që përpunojnë letrën do të marrin 4 llojet e mbetjeve që do të lejohen të importohen në vend dhe krahasuar me mbetjet e tjera ky përpunim cilësohet si më pak ndotës ose i rrezikshmja, të paktën sipas parametrave të vendosura nga BE-ja. Këto industri ndodhen shumë pranë zonave të banuara në Vorë, në zonën e Bregut të Lumit, në Porto Romano në Durrës dhe në Vaqar në Tiranë.
Kompanitë që përpunojnë plastikën Aktualisht në Shqipëri janë 8 kompani që përpunojnë dhe riciklojnë plastikën, por 6 prej tyre ndodhen midis Tiranës dhe Durrësit, zona me popullsinë më të madhe në vend. Industritë ndodhen shumë pranë banesave në Vorë, Mëzez, Yzberisht, në fshatin Gjokaj në autostradën Tiranë-Durrës, në Vaqar, në Durrës, Bërxull-Domje në Tiranë dhe në Bregun e Lumit në Tiranë. Plastika cilësohet si nga mbetjet më të rrezikshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në mjedisi dhe në vitet e fundit shtetet e industrializuara po përpiqen ta minimizojnë prodhimin e saj.
Disa kimikate në plastikë, si BisphenolA (BPA), përhapen shumë shpejt në mjedis me anë të ujit gjatë përpunimit. BPAja i shtohet plastikës për ta bërë atë më të qëndrueshme, por për ata që nuk e dinë BPAja i injektohet edhe kafshëve dhe pulave në trup pasi theren, që të shtojnë në peshë. Në një nga kompanitë, pranë Mëzezit, sipas banorëve, në darkë nuk vë në punë filtrat për përpunimin e mbetjeve të plastikës, e kjo bën që e gjithë kjo zonë të mbulohen me shtëllunga të mëdha reje, dhe me një ajër të rëndë. Kompanitë që përpunojnë metalet me ligjin e ri, alumini do të jetë një nga llojet e mbetjeve që do të lejohen për import. Sipas asaj që thonë ekspertët, ai do të vijë në formën e kanoçeve të shtypura dhe pjesëve të copëzuar fabrikate. Në Shqipëri, janë plot 8 kompani që bëjnë riciklimin e këtij metali, por edhe të metaleve të tjera si hekuri dhe çeliku.
Riciklimi i aluminit prodhon shumë kimikate toksike që lëshohen në ajër, për më tepër nga riciklimi i tij prodhohet një mbetje me përmbajtje të lartë toksike dhe që duhet të groposet në tokë. Kjo skorie duhet të mbyllet mirë në kontenierë me qëllim sigurimin e ujërave nëntokësorë nga kontaminimi vdekjeprurës. Nuk dihet nëse kompanitë shqiptare kanë teknologjinë e duhur për sigurimin e tyre, por shumë shtete në Evropë i dërgojnë në vende të tjera këto mbetje, raporton “Shekulli”.
Vendndodhja e industrive është në Mëzez dhe Marikaj, Durrës dhe në Bregun e Lumit në Tiranë. Riciklimi i baterive dhe të metaleve Disa prej këtyre kompanive riciklojnë edhe mbetje të rrezikshme përfshi këtu edhe bateritë. Konkretisht një kompani me qendër tek ishserrat në Mëzezë, Tiranë, riciklon bateri, bronz, bakër, çelik e alumin. Bateritë janë kategorizuar kryesisht si primare (me një përdorim) dhe sekondare (që mund të mbushet dhe përdoret sërish). Shumica e tyre përmbajnë kadmium, plumb, merkur, bakër, zink, mangan, litium, ose kalium, të cilat janë të gjitha të rrezikshme për mjedisin dhe për shëndetin e njeriut. Fatkeqësisht, mbetjet e tyre sot derdhen në tokë në shumë vende të botës, por edhe në Shqipëri. Riciklimi në rrethe të tjera Berati, Bilisht, fshati Zogaj në Dibër dhe Elbasani janë aktualisht të vetmet vende me industri riciklimi, por së shpejti hartës pritet t’i shtohet edhe qyteti i Fierit. Në Dibër ndodhet një kompani që riciklon vetëm plastikën dhe ajo do të jetë një prej tyre që do të përfitojë nga importi. Në Dushnik, Berat, në ishKombinatin Tekstil riciklohet gjithashtu plastikë, megjithëse rreth e qark saj ka shumë banesa. Në Bilisht, përveç plastikës riciklohet edhe polimeri. I ndërtuar rreth viteve 70, kombinati Metalurgjik në Elbasan vijon të mbetet një ndër ndotësit më të madhej të mjedisit jo vetëm për qytetin por edhe për zonat përreth. Dikur përpunonte një gamë të madhe metalesh, sot përpunon dhe prodhon vetëm çelik.
Rreziqeve financiare Kryeministri Edi Rama u ka kushtuar një rëndësi shumë të madhe në aspektit ekonomik të industrisë së riciklimit, ndryshe nga sa mendonte në vitin 2013 kur shprehej se ajo ka burim krimi. Pak ditë më parë ai tha se kjo industri do të sjellë 150 milionë euro në vit në buxhetin e shtetit dhe do të punësojë mbi 30 mijë njerëz, por në relacionin shpjegues të ligjit ngrihen disa pikëpyetje. “Financiarisht, ekziston një rrezik që duhet marrë parasysh, rreziku i tregut. Të gjitha avantazhet e përmendura në relacion lidhur me rrjetin e eksporteve dhe të vendeve të punës rrezikohen, nëse ricikluesit nuk kanë kontrata solide me kompanitë që blejnë produktet e tyre. Ky nuk do të ishte vetëm një problem financiar për shoqërinë e riciklimit, por edhe për vendin, pasi do t’i ngeleshin miliona kg mbetje të importuara shtesë. Mendojmë se përpara se të hapen mundësi për importim mbetjesh dhe sasisë së ricikluar në tregun vendas. Deri më tani nga të dhënat rezulton se në Shqipëri gjenerohen 386.728.650 kg mbetje në vit, nga të cilat vetëm 17% e tyre riciklohet. Kjo tregon që 83% e mbetjeve është ende në treg i paprekur nga kompanitë e riciklimit”, thuhet në relacionin përkatës të cituar nga “Shekulli”.
/tvbulqiza.al