Policia ka arrestuar ditën e sotme Llazar Ristanin, i cili në pamundësi për të paguar faturën e energjisë elektrike e ka rilidhur atë.
Shtetasi eshte dënuar së fundmi me 18 muaj lirim me kusht, dhe pret sërish të dalë para gjykatës.
“Nuk është vjedhje pasi unë e deklaroj konsumin e energjisë, jam e ndërgjegjshme që e marr këtë energji. Thjesht, jam borxh ndaj shtetit. 8900 lekë janë të ardhurat tona burrë e grua. Kush jeton dot me kaq lekë? Energjia më vjen 6900 lekë, aq sa pensioni i tim shoqi. Me çfarë të jetoj unë?”, thotë gruaja.
Ajo shikon si shpresë të fundit vetëm burgun: “Hipa në furgon dhe i thashë të më marrin edhe mua, pasi në burg jemi më mirë. Të paktën bukë, ujë dhe drita i kemi të siguruara atje”.
I dënuar më 26 maj, Llazari e paralajmëroi gjykatën se çfarëdo dënimi të japë drejtësia, ai do të ribëjë të njëjtën gjë. Të gjitha herët që është arrestuar, i moshuari është përfaqësuar nga një avokat i caktuar nga shteti, ndërkohë që detyrimi që kjo familje i ka OSHEE-së është 800 mijë lekë.
/tvbulqiza.al