Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dënuar rastin e korrupsionit ku janë të përfshirë oficeri i policisë gjyqësore Fatos Tusha dhe prokurori i Tiranës Ardian Braho.
Manjani thekson se duhet një hetim i thellë dhe i plotë për çështjen në fjalë që të zbardhet tërësisht kjo ngjarje.
Ndërkohë, kryeprokurori Llalla ka pezulluar prokurorin e Tiranës Braho dhe është shpallur në kërkim oficeri Fatos Tusha.
Ky i fundit u denoncua nga emisioni investigativ “Stop” duke marrë 18 mijë Euro dhe dal garant se do t’ia dorëzojë prokurorit Ardian Braho, që ky të pushojë hetimet për një dosje.
Prokurori Braho do të hetohet në gjendje të lirë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi nuk është shfaqur në pamje dhe do të provohet nëse është i përfshirë direkt në këtë rast korrupsioni.