E diel, 24 Nëntor, 2024

Te promovojme vlerat turistike qe na rrethojne

Turizmi liqen i zi
Bashkia e Bulqizës në bashkëpunim me fondacionin CNVP ne kuadër të Ditës Botërore të Turizmit organizoi aktivitetin “Turizmi për të gjithë – promovim i aksesit universal“. Ky aktivitet vendosi theksin mbi rëndësinë dhe përfitimet që mund të sjellë turizmi për shoqërinë në përgjithësi. Liqeni I zi është monument Natyre. Administrohet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e cila në qark ka strukturën e saj. Të gjithë zonat e mbrojtura dhe monumentet e natyrës administrohen nga Administrata rajonale e zonave të mbrojtua të Qarkut Dibër. Liqeni I zi ndodhet në shpatin verior të malit të Lopës (Martanesh), në lartësinë mbi 1800 m të malësisë së Martaneshit, i përket fshatit Lenë të njësisë administrative Martanesh. Bashkia bulqizë duke e parë këtë monument natyror si vlerë të cmuar, arrin objektivisht të evidentojë dhe problematikat lidhur me të. Tashmë niveli I liqenit duket me sy të lirë që ka rënë, dhe pyjet përreth tij janë dëmtuar, gjithashtu infrastruktura rrugore mbetet një pikë tjetër e evidentuar si e nevojshme për të ndërhyrë. Analiza e situatës është hapi I parë për të arritur atje ku duam. Ndaj vlerat turistike të këtij liqeni mbeten mahnitese dhe duket sikur kërkojnë të ndërhyhet për kthimin në gjendjen normale të tij. Kultura është vlerë dhe ne jemi duke I evidentuar vlerat tona dhe duke bërë më të miren ti përmirësojmë dhe ti ruajmë ata.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit