E diel, 24 Nëntor, 2024

Aktivitete në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore

IMG_20160929_161921
29 shtatori është Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, në kuadër të së cilës është zhvilluar një aktivitet në qytetin antik të Durrësit.
Amfiteatrit ju rikthye “lavdia” dhe shkallët e tij u mbushën me spektatorë.
Ishte ky monument simbol për qytetin dhe jo vetëm, në të cilin nëxënës të shkollave të qytetit interpretuan valle të trevave të ndryshme shqiptare.
Si një element përbërës i trashëgimisë dhe kulturës, ishin edhe veshjet popullore për meshkuj dhe femra, që përfaqësonin të gjitha trevat shqiptare.
Aktiviteti u organizua nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, ministria e Kulturës, Bashkia Durrës, Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës dhe partnerët europianë, si pjesë e Ditëve Europiane të Trashëgimisë.
G.E./ tvbulqiza.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit