E hënë, 25 Nëntor, 2024

DETAJET/ Magazina me 3 tonë kanabis në Mat

largea_175038-620x4651433264658Një laborator droge u zbulua në Mat dhe u sekuestrua një sasi tepër e madhe lënde narkotike gjatë një aksioni të zhvilluar ditën e djeshme.
Plot mbi 3 ton kanabis i tharë dhe gati për t’u shitur u zbulua dhe u asgjësuan 13 mijë bimë narkotike, ndërkohë që asnjë prej trafikantëve nuk është i arrestuar. Rezulton se punonjës të policisë dhe të administratës vendore u kanë dhënë me qira tokat kultivuesve ku është mbjellë kanabis sativa, transmeton syri.net.
Punishtja e drogës u zbulua nga përgjime të Shërbimit Informativ të Shtetit pas indicieve që kishin marrë, të cilët më pas njoftuan Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Syri.net mëson se hetuesit kanë zhvilluar 5 muaj hetime dhe përgjime për të zbuluar këtë aktivitetet kriminal, për të identifikuar trafikantët kultivues dhe pronarët e tokave ku është mbjellë kanabisi. Të gjithë janë të identifikuar nga prokurorët e krimeve të rënda dhe janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë, policia u njoftua ditët e fundit para se të kryhej aksioni antidrogë, për shkak se punonjës policie rezulton që të jenë pronarët e tokave që trafikantët kanë marrë me qira.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit