Makina supersonike britanike Bloodhound SSC synon të thyejë vjeshtën e 2017-tës rekordin botëror të shpejtësisë në tokë, 1,230 kph i vendosur në 1997.
bdërkohë që pretendimet e britanikëve janë që shigjeta e saj e shpejtësisë të tregojë 1,609 km/. Në kulmin e shpejtësisë, Bloodhound do të përshkojë 1.6 kilometra në 3.6 sekonda, duke prodhuar 135.000 kuaj-fuqi, një fuqi kjo 180 herë më e madhe se ajo e Formula Uno-s.
Kjo makinë është pjesërisht si ato të garave të Formula Uno-s e pjesërisht si avion luftarak. Si avion duket dhe pjesa e pasme e saj. Brenda pastaj kemi pjesën e një anije hapësinore. Motori që përdorim është nga një sistem lëshimi të satelitëve.
Provën e saj të parë në pistë, Bloodhound do ta ketë qershorin e vitit 2017. Projekti përfshin dhe inxhinierë kinezë, të cilët po përpiqen bashkë me ekipin e Bloodhound që të reduktojnë zhurmën në kabinë.
/tvbulqiza.al