E diel, 24 Nëntor, 2024

SKANDALI/ 3 tonë drogë në Mat, pronarët e parcelave janë punonjës policie dhe zyrtarë vendorë

imagesTë tjera detaje janë zbuluar sa i përket punishtes së drogës në Mat, ku u zbuluan dhe sekuestruan mbi 3 ton kanabis i tharë dhe gati për t’u shitur.Pronarët e tokave ku ishin kultivuar parcelat e kanabisit i përkasin punonjësve të policisë, punonjësve të administratës vendore dhe të administratës gjyqësore, raporton News24.
Këta pronarë i kishin dhënë me qira tokat kultivuesve dhe trafikantëve të drogës, ndërkohë që këta të fundit nuk janë arrestuar por janë shpallur në kërkim, njësoj si në aksionet e tjera të policisë.
Superaksioni ku morën pjesë dhe forca speciale nga Tirana u zhvillua dje, ku u zbulua dhe magazina ku fshihej dhe paketohej droga, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit