Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili do të vazhdojë të qëndrojë i burgosur për skandalin seksual ku i kërkonte favore një 18-vjeçareje për një vend pune.
Ekspertët e Gjykatës kanë konstatuar se Xhelili nuk ka asnjë problem shëndetësor dhe mund të përballojë qëndrimin në burg, shkruan Lapsi.al
Ish-kryebashkiaku i Dibrës kishte kërkuar që të lirohej për shkak të gjendjes shëndetësore, por ekspertët kanë hedhur poshtë këtë pretendim.
Shukri Xhelili u arrestua pasi u denoncua në televizion ku i kërkonte favore seksuale një vajze të re.
/tvbulqiza.al