Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë shtetasi Ismail Murati, nën akuzën e dhunës fizike ndaj bashkëshortes.
Mësohet se Murati ishte ndaluar edhe më parë për raste dhune bashkëshortore. Ndërkohë gruas i kishte mbaruar urdhri i mbrojtjes që prej datës 26 shtator.
Shtetasja D.M sipas policisë ka marrë sërish urdhër mbrojtjeje pas rastit të përsëritur të dhunës fizike e psikologjike.
MF/tvbulqiza.al