Në Kampionatin Kombëtar të fitness dhe bodybuilding që do të mbahet më 1 tetor 2016, Bulqiza do të ketë përfaqësuesin e saj.
Është Amarildo Sejdi, maturanti nga Bulqiza që do të marrë pjesë në këtë kampionat mes shumë të tjerëve nga mbarë vendi.
Për Amarildon ky është kompeticioni i parë që do të marrë pjesë, duke garuar në kategorinë Men’s Physique.
Ky kampionat për fitness dhe bodybuilding do të mbahet nesër, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ku edhe biletat për ta ndjekur gjenden po aty.
/tvbulqiza.al/