Kuvendi Zgjedhor i Partisë Demokratike për Bulqizën, është mbledhur ditën e sotme në sallën e Qendrës së Kulturës.
Tema kyçe e kësaj mbledhje ka qenë zgjedhja e strukturave drejtuese, por më e rëndësishmja, zgjedhja e kryetarit të ri për degën e Bulqizës.
Për postin e kryetarit ishin kandidatët Edmon Isaku dhe Defrim Fiku. Me mbylljen e procesit të numrimit të votave, fitues u shpall Defrim Fiku.
Fiku arriti të merrte 86 vota kundrejt 82 që arriti të merrte Isaku, ndërsa një votë doli e pavlefshme duke shënuar kështu një fitore shumë të ngushtë të Fikut.
Pjesmarrës në këtë kuvend ishin edhe deputet të Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e PD-së.
/tvbulqiza.al/