Të ndarë sipas ditëve kalendarike, gjatë ditës së sotme kanë aplikuar maturantët nga Bulqiza, Dibra, Kukësi, Mati e Tropoja.
Sipas Top-channel, deri në mesditë kanë aplikuar mbi 19 mijë maturantë.
Por të gjithë maturnatët, të cilët për arsye të ndryshme nuk kane mundur të aplikojnë në datat e përcaktuara, do të mund të aplikojnë të shtunën më 1 tetor, pasi sistemi do të jetë i hapur vetëm për këtë qëllim në mënyrë që askush të mos të privohet nga e drejta e aplikimit.
Në raundin e parë, në procesin e aplikimit u përfshinë rreth 27 mijë maturantë për të gjithë sistemin publik dhe jopublik dhe mbi 6000 u shpallën fitues, ndërsa fituesit e raundit të dytë do të shpallen nga universitetet në datën 6 tetor .
Më pas do të jenë sekretaritë e fakulteteve të cilat do të bëjnë regjistrimine fituesve në bazë të mesatares dhe zhvendosjes së vijës ndarëse. Procesi mësimor në shkollat e larta fillon në 20 tetor.
/tvbulqiza.al