Kryeministri Edi Rama ka habitur me përgjigjen e tij kur gazetari Blendi Fevziu i publikoi pamjet e vjedhjes së votave në Dibër, ku PS kishte shpërndarë para për të blerë votat.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Kryeministri iu shmang pyetjes duke akuzuar madje se po banalizohet gazetaria. Kreu i qeverisë shtoi se pamjet e denoncuar nga emisioni “Stop” dhe “Fiks Fare” janë copëza dhe mund të mos jenë të vërteta.
“Kush kompromentojnë zgjedhjet? Këto janë thashetheme rrugësh. E banalizoni aq shumë gazetarinë dhe mundësinë për të mbajtur publikun pas ekranit për orët të tëra saqë s’kam çfarë të them”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.