Me ane te nje ceremonie festive I jepet titulli “Qytetar Nderi I Bulqizes”, Kryegjyshit Boteror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, akorduar nga Keshilli Bashkiak Bulqize. Ceremonia u zhvillua ne sallen e kinemase se Pallatit te Kultures, ku moren pjese besimtare bektashi te zones Bulqize-Zerqan-Martanesh, etj, si dhe klerike te ketij besimi. Para fillimit te ceremonise, Kryegjyshi se bashku me kleriket bektashi, zhvilluan homazh nderimi para bustit te Baba Fejze Bulqizes, si dhe ndoqen nje ekspozite fotografike te hapur enkas me kete rast ne hollin e Pallatit te Kultures.
Ne hapje te ketij eventi, nepermjet nje fotomontazhi, te pranishmit u njohen me disa nga veprimtarite e zhvilluara nga Kryegjyshi Boteror Edmond Brahimaj brenda e jasht vendit, ne permbushje te misionit te tij per paqe, dashuri e harmoni fetare mes besimeve Per arsye te moshes se thyer ne emer te Baba Ismail Jangullit, pershendeti Bektash Jangulli. Ne emer te Bashkise Bulqize, kryebashkiaku Melaim Damzi, I dorezoi Haxhi Baba Edmond Brahimaj, dekoraten me titullin e larte “Nderi I Qytetit te Bulqizes”.Ne fund u dha nje koncert artistic me kenge te treves, si dhe nje koktejl nga ana e bashkise.