E diel, 24 Nëntor, 2024

Ja si ta kuptoni nëse telefoni juaj po përgjohet

1475295031Pergjimi-i-telefonavePër të kuptuar nëse dikush po përgjon telefonin tuaj ose jo duhet të kenë parasysh këto informacione.
Kontrolloni se sa gjatë mban bateria e telefonit tuaj. Nëse qëndrueshmëria e baterisë zvogëlohet në mënyrë drastike ka mundësi që telefoni juaj të jetë duke u përgjuar.
Kontrolloni temperaturën e telefonit tuaj celular, pasi nëse ai nxehet edhe nëse ju nuk e përdorni atëherë dikush po e shrytëzon atë pa njohurinë tuaj.
Dëgjoni zërat paralel kur jeni duke biseduar. Jehonat mund të shkaktohen nga pengesat e transmetimit të të dhënave, sinjaleve ose zërit, por shkaktar mund të jetë edhe pajisja me të cilën një i tretë po përdor për të përgjuar telefonin tuaj.
Gjëja e fundit të cilës duhet t’i kushtoni rëndësi është gjendja e kreditit tuaj. Nëse vini re se është harxhuar një shumë e caktuar nga llogaria juaj ndërkohë që ju nuk e keni përdorur atëherë e kanë shrytëzuar telefonin tuaj.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit