E diel, 24 Nëntor, 2024

Alarm nga UNICEF. 100 fëmijë të vrarë për 3 ditë

1475419617femieSi rezultat i betejave intensive të luftës në 3 ditët e fundit në Siri kanë humbur jetën të paktën 100 fëmijë.
Avionët sirianë ne bashkëpunim me ata rusë dyshohet se kanë hedhur më shumë se 1700 bomba në gjysmën lindore të qytetit me te madh sirian i cili kontrollohet nga forcat rebele.
Moska thotë se objektivi i tyre janë vetëm këta të fundit, por faktet tregojnë të kundërtën, numri i civilëve që po humbasin jetën përditë shtohet me ritme të shpejta.
UNICEF e përshkruan sistemin e kujdesit shëndetësor të mbetur në Aleppo, si të “shkatërruar”, ku kanë mbetur vetëm 30 mjekë, ndërsa furnizimet në spitale mungojnë, e po ashtu aparaturat janë shkatërruar nga bombardimet.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit