Prej disa javësh Liceu Artistik tek ‘Rruga e Elbasanit’ në Tiranë i është nënshtruar rikonstruksionit dhe pritej që të inaugurohej, por është shtyrë për një ditë tjetër.
Sipas denoncimit të bërë në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka qenë vet Kryeministri Edi Rama që shtyu inaugurimin pasi nuk i pëlqeu boja pana e fasadës dhe urdhëroi që të lyhej përsëri.
Denoncimi në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha:
“Mesuesi dixhital informon:
Edvin Kristaq Rama anullon
-inaugurimin e rikonstruksionit prej qindra milione lekesh te Liceut Artistik pasi nuk i pelqen boja pana
– urdheron lyerjen per se dyti te te gjithe Liceut me bojen qe i pelqen bojaxhiut! Sb”
“Doktor mirembrema,jam punonjes ne drejtorine e arsimit Tirane. Nuk mjaftuan shpenzimet kolosale prej qindra milion lekesh te shpenzuara per rehabilitimin e Liceut Artistik tek rruga e Elbasanit ,ku pritej te vinte per inaugurim Edvin Rama ndodhi ajo qe nuk pritej ,per te kenaqur syrin e Edvinit te cilit nuk i pelqeu boja pana por dha urdher dhe ndryshoi boja per 48 ore ,ne krahe te liceut ku shkon tek universiteti Luarasi ka mbetur pa lyer akoma . Edhe diktatori nuk do guxonte te shpenzonte parate e taksapaguesve Shqiptare .”
/tvbulqiza.al