E premte, 22 Nëntor, 2024

Lajme të mira në luftën kundër HIV

14754100853885Shkencëtarët njoftojnë se kanë bërë një hap përpara me metodën e re në luftën ndaj HIV. Një pacient i infektuar nuk dha më shenja të virusit, pasi provoi kurën e 5 universiteteve më të mira britanike, në bashkëpunim me shërbimin shëndetësor kombëtar.
Kjo kurë e re është kombinimi i disa ilaçeve standarde në luftën kundër HIV-it, me një medikament që vë në gjumë virusin, si dhe me një vaksinë e cila nxit sistemin imunitar të shkatërrojë qelizat e infektuara.
Megjithatë, metoda është ende në fazë hulumtimi, përmes 50 pacientëve që po marrin pjesë në testet e saj.
Në të gjithë botën, sot numërohen rreth 37 milionë njerëz që jetojnë me HIV, ndërsa në një shifër thuajse të ngjashme, 35 milionë të tjerë kanë vdekur nga virusi.
I vetmi person që besohet se është shëruar plotësisht nga HIV është Timothy Ray Broën, një amerikan i cili bëri transplant të palcës kockore për të zëvendësuar qelizat kanceroze me ato të një donatori.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit