E martë, 26 Nëntor, 2024

Kandidati për Kryetari i LSI-së, z. Përparim Spahiu,prezanton programin per kryetar te LSI (video lajm)

P Spahiu
Kandidati për Kryetari i LSI-së, z. Përparim Spahiu zhvilloi një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Dibër. Ky takim u zhvillua në kuadër të fushatës për zgjedhjet në LSI që do të zhvillohen më 6 nëntor.
Deputeti Spahiu mbajti edhe një fjalim para të pranishmëve, ku foli për platformën e tij për LSI-në dhe për koalicionin qeverisës. Ai theksoi se do të kërkojë të hapet një diskutim në brendësi të partisë sonë, mbi bilancin e qeverisjes 3-vjeçare me Partinë Socialiste, ku të peshohen anët pozitive por edhe anët negative të kësaj bashkëqeverisjeje.
“Unë kam ardhur sot këtu, si kandidat për kryetar të LSI-së! Ne, jemi një Lëvizje politike, që dëgjon shumë dhe flet pak, që mban shënim dhe zgjidh halle, që lufton për më shumë punë te ndershme dhe për zgjidhje të qëndrueshme për Dibrën tonë, dhe prandaj mendoj se LSI, duhet të jetë e Para! LSI e para, për këtë kam kandiduar dhe për këtë kërkoj votën tuaj! Si kandidat për të kryesuar LSI, do të kërkoj që të hapet një diskutim në brendësi të partisë sonë, mbi bilancin e qeverisjes 3-vjeçare me Partinë Socialiste. Ku të peshohen anët pozitive por edhe anët negative të kësaj bashkëqeverisjeje. Sepse unë mendoj, që LSI, e ka mbërritur tashmë pjekurinë e vet politike dhe i ka dhënë me të tepërt provat e veta, për të fituar një pozicion të ri, në politikën shqiptare. Një rol të mirëfilltë udhëheqës në nivel kombëtar”, – tha z. Spahiu.
Më tej, deputeti i LSI-së u shpreh se duhet të mbarojë më në fund procesi i stolisjes së rrugëve dhe fasadave, ku janë derdhur financime dorëlëshuara. Sipas z. Spahiu, vendi nuk ka nevojë për palma dhe ndriçues me ngjyra më shumë se sa spitale, shkolla, kopshte, etj.
Gjithashtu, kandidati për kryetar i LSI-së mori pjesë edhe në një aksion për pastrimin e Maqellarës nga mbeturinat së bashku me një grup anëtarësh të LRI-së.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit