E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Zhvillohet mbledhja e parë për 2017 e këshillit bashkiak Bulqizë.

keshilli
Starton mbledhja e parë e këshillit bashkiak Bulqizë për vitin 2017-të. Mblehja u zhvillua në një nga ambientet e Pallatit të Kulturës, ku kryekëshilltari Gazmend Kenga hapi mbledhjen duke bërë prezente rendin e ditës për këshilltarët.  Projekt-vendimet për dhënien e ndihmës ekonomike, bursave për studentët e nxënësit e viteve të para të studimit 2016-2017 u kaluan pa debate dhe u miratuan pa debate e kontestime. Pika që u debatua më shumë ishte ajo që kishte të bënte me numrin e punonjësve të bashkisë I cili ishte me rritje nga 350 në vitin e kaluar në 361 këtë vit. Sipas këshilltarëve ka punonjës të administratës që paguhen fiktivisht Por kryebashkiaku Damzi tha se shtimi I numrit të punonjësve nuk është bërë sepse jemi në vit electoral. Po kështu me mjaft debate u miratuan edhe pika e rendit të ditës e cila kishte të bënte me prioritetet për investim të bashkisë për 2017, ku drejtori I urbanistikës, Zenulla Mehmeti bëri me dije se prioritetet janë vendosur mbi bazën e një plani operacional që është miratuar nga këshilli bashkiak. Këshilltarët ndër prioritetet përmendën ndërtimin e rrugës Zerqan –Tri Cezmat e cila ka mbetur përgjysëm, heqjen si prioritet të marrjes së ujit të Gurrës së Zerqanit për ujsjellësin e Peladhisë pasi kjo fut në konflikt interesi fshatrat Zerqan e Peladhi të Njësisë Administrative Zerqan. Po kështu u kërkua si prioritet edhe devijimi I ujrave që zbresin nga lartësitë e minierës të cilat cojnë në përmbytjen e qytetit, si dhe zgjidhjes së problemit të vaditjes për Vajkalin një problem ky që vijon të zvarritet prej vitesh. Për të adresuar prioritetet këshilltaret e djathte , propozuan që nga të gjitha këto prioritete që janë programuar nga bashkia, të zgjedhim 3-4 prej tyre të cilat I gjykojmë si nga më të rëndëishmet.Në fund edhe pse pati debate e mendime të ndryshme, edhe kjo pikë e rendit të ditës u miratua së bashku me shtesat që benë këshilltarët.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit