Ministria e Bujqesise ka nisur kompesimin e lopeve te cilat ngordhen nga semundja e “Dermatozes Nodulare”. Ne rrethin e Dibres semundja e Dermatozes Nodulare preku mbi 460 krere gjedhe nga te cilat vetem ne rrethin e Dibres ngordhen 135 krere. Ministria e Bujqesise ka ndare sot 30 lopet e para, te rraces “Xhers” te ardhura nga Danimarka, rrace kjo qe i pershtatet zones se Dibres, nderkohe qe pritet qe me daljen e analizave te kompesohen edhe fermeret e tjere te mbetur. Sipas Panaritit procesi i kompesimit do te vijoje ne te gjithe vendin, dhe siguron te gjithe fermeret qe kane humbur bagetite nga kjo semundje, se do te kompesohen ne masen 100%.