E martë, 3 Dhjetor, 2024

Vizite e ambasadores Kineze ne minieren e Bulqizes.Gjinden trupat e pajete te tre punonjesve Kineze

Ambasadorja Kineze
Ende vijojne kerkimet per tre minatoret kineze te bllokuar ne brendesi te minieres nga shperthimet e javes se kaluar .Per te pare situaten nga afer ne ambjentet e minieres se Bulqizes sot ishte edhe Ambasdorja e Kins Jang Ju dhe zv ministri I MEI Gezim Musabelli ,te cilet kane bere nje takim me specialist e RISHM-it,AKBN dhe perfaqesuesit e Alb Crome ,ku u njohen me situaten e fundit ne minjeren e Buqizes pas shperthimit te gazit hidrogjen.
.Sipas zv ministri i MEI Gezim Musabelliu, kerkimet e deritanishme per 3 specialistet kineze te mbetur ne thellesi te nentokes, nuk kane dhene rezultate. Kjo ka ardhur per faktin se ende perqindja e gazit te hidrogjenit ne thellesi te nentokes, viijon te jete e larte. Gjate kesaj periudhe, nga dy grupet ai i specialisteve te RISHM-it dhe avaro-shpetimit te minieres, ai tha se po behen perpjekjet maksimale per tu futur ne nivelin e 21 per te filluar kerkimet per gjetjen e tre minatoreve te humbur.
Ne fjalen e saj Ambasdorja kineze shprehu rrespekt per qeverine shqipatare per perpjekejet e saj ne kete situate te krijuar,duke theksuar se jeta e minatoreve eshte paresore dhe se duhet te bejme perpjekjet maksimale per mbrojtjen e jetes se tyre.
Sipas njoftimeve te fundit rreth ores 19 de dites se enjte grupi avarashpetues ka mundur te futet ne nivelin 21 te posit nga ku jane gjetur edhe trupat e pajete te 3 minatoreve Kinez duke ja lene rradhen grupit hetimor per te bere ekspertizen

Artikuj te ngjashem

Me te fundit