Ne kuader te projektit te financuar nga PNUD(Programi I Kombeve te Bashkuara per Zhvillim),me fonde te Qeverise Suedeze po ashtu edhe nga Bashkia Bulqize per ngritjen e Mekanizmit te Referimit per trajtimin e rasteve te dhunes ne marredheniet familjare dhe dhunen me baze gjinore, u zhvillua takimi I dyte I Komitetit Drejtues prane Bashkise Bulqize.
Ne takim moren pjese Ministri I Mireqenies Sociale z.Blendi KLOSI, kryetari i Bashkise Bulqize z.Melaim DAMZI, drejtoret te Sherbimit Social z.Etleva Bisha dhe Sektorit te Barazise Gjinore Etleva Sheshi,konsulentja e Pnud z.Monika Kocaqi dhe Edlira Papavangjeli, perfaqesuesit e drejtorive perkatese te qytetit qe perbejne Mekanizmin e Referimit, si dhe perfaqesues te Bashkise Peshkopi dhe Bashkise Burrel. Diskutimi u fokusua ne ngritjen e Mekanizmit te Referimit te cilin bashkia e Bulqizes e ka realizuar me 7 dhjetor 2016. Ministri Klosi vuri theksin qe tashme denocimet per dhune ne familje duhet te behen prane qendrave sociale te bashkive dhe ne prani te psikologeve,pasi jo ne çdo rast keto qendra duhet te informohen nga policia, per ngjarjet e trishta. Urdherat e mbrojjes te dhena nga gjykatat, nuk kane dhene rezulta deri tani. Ndaj dhe duhet pare ne themel qe kjo situate te shkoje tek sistemi I mireqenies sociale ku dhe do te jepet nje fond per per te gjtha bashkite ne mbeshtetje edhe nga bashkite per mekanizmat e mbrojtjes kunder dhunes.
Ky takim pati pjesemarrjen e perfaqesuesve nga bashkite e tjera te qarkut te Dibres ku u diskuatuan raste ne nivel qarku dhe menyrat e zgjidhjes se tyre. Bashkia Bulqize mbeshtet cdo nisme ne kuader te parandalimit dhe trajtimit te rasteve te dhunes ne familje dhe dhunes me baze gjinore duke trajtuar rastet deri ne zgjidhjen e tyre, duke organizuar takime dhe fushata ndergjegjesimi jo vetem ne qytet por edhe ne njesi administrative,duke referuar vazhdimisht rastet ne organet perkatese.