E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

MInistrat Kodheli dhe Klosi, zbresin ne Bulqize.

Klosi dhe kodheli
Dy nga ministrat e kabinetit qeveritar, Mimi Kodheli dhe Blendi Klosi, kane ardhur gjate dites se marte ne Bulqize. Te shoqeruar nga kryebashkiaku Melaim Damzi, deputeti I zones Shkelqim Cani dhe drejtues te tjere te pushtetit local, fillimisht jane ndaluar ne Zyren Lokale te Punes, ku kane peruruar perfundimin e punimeve per rikonstruksionin e kesaj godine. Me pas nen shoqerimin e drejtorit te kesaj Zyre, Asllan Daxha, ata vizituan ambientet e brendeshme te kesaj godine, qe tashme jane teresisht te transformuara ne sherbim cilesor per punekerkuesit.
Me pas dy ministrant, kane ndaluar per nje tjeter vizite ne Shkollen e Formimit Profesional. Fjalen pershendetese e mbajti kryebashkiaku Melaim Damzi, I cili falenderoi dy ministrat, per interesin ne vijimesi qe tregojne per Bulqizen dhe bulqizaket, sidomos per thithjen e investimeve te munguara dhe uljen e papunesise.
-Ministri Klosi, ne fjalen e tij, deklaroi se tregu i punes ka nevoje uleritese sot per profesioniste. Duke kuptuar kete jane ngritur dhe po fuqizihen kurset profesionale. Fale kualifikimit kane dale nga skema e ndihmes ekonomike 350 familje qe jane punesuar e integruar. ” nuk kemi zhdukur varferine, po jemi ne rrugen e suksesshme te reduktimit te saj. Jemi ne rrugen e ngritjes se mekanizmave per te reduktuar varferine. Me pas ministri Klosi, firmosi me kater kryetaret e bashkive, Bulqize, Diber, Klos dhe Burrel paktin e mireqenies sociale I cili nenkupton kalimin e kompetencave te sherbimeve shoqerore nga pushteti qendror te ai lokal, shoqeruar me kalimin e fondit social .
Ne fjalen e saj Ministerja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se per here te pare jane hapur disa kurse te reja kualifikimi, rrobaqepesi, parukeri kozmetike, punetore per pasurim mineral, elektromekanike, zjarmetare per miniere. Ne takimin me bisnesmene, punedhenes, punekerkues te kesaj zone, u evidentua ofrimi i vendeve te lira te punes ne disa profile.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit