E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Digjet banesa ne fshatin Shtushe, Bulqize

shtepia e djegur
Para 2 ditesh ne fshatin Shtushe, ne njesine Administrative Shupenze, eshte shkrumbuar nga flaket banesa e Zabit Jakimit, i cili perbehet prej 4 anteresh, qe aktualisht jeton tek te afermit e tij. Prej me shume se 3 vitesh, kjo familje nuk kishte energji elektrike, pasi ishte debitor ne shtet, keshtu qe ata perdornin qirinje per te bere drite. Keshtu mbremjen e se dieles femijet e kesaj fammilje kane vendosur qiriun mbi televizor per te pare, dhe kjo ka qene shkaku edhe i marrjes flake te te gjitha orendive dhe shkrumbimi i krejt baneses se tyre. Zabit Jakimi, kryefamiljare, tregon moment nga ngjarje e se dieles.
Kjo familje ben apel per ndihme, pasi nuk kane mundesi per te paguar dritat jo me per te ndertuar nje shtepi nga e para. Ndersa komshiu i tyre Astrit Dumani, tregon castet e marrjes flake se shtepise se Zabitit, nxjerrjen e femijeve jashte dhe flaket qe kane pushtuar banesen, dhe ndihmen e tyre duke tentuar per te shuar flaket. Ai deklaron se vetem naten e vitit te ri kane pasur energji eletrike me pas ja kane shkeputur serish.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit