E martë, 26 Nëntor, 2024

Ne Diber mollet hidhen ne rruge dhe ne drin, ska treg shitjeje

Mollet
Pas fermereve te Korces te cilet hodhet mollet e tyre nga mos gjetja treg per ti shitur, jane fermeret e Dibres at ate cilet mollet e tyre u mbeten stog dhe i hodhen. Ky fermer ne pamundesi per ti derguar mollet ne lumin drin, per ti hedhur aty, i ka hedhur mollet ne ane te rruges nacionale Maqellare – Peshkopi. Sipas fermereve Dibrane ne nuk kemi asnje mundesi per ti shitur mollet, keshtu qe edhe interesi per ti kultivuar mollet dhe qershite eshte zero. Nuk ka treg shitje, dhe shteti nuk na ka ndihmuar ne kete pjese dhe asnje drejtim tjeter. Mollet dhe qershite te cilat harxhojme djers duke i kultivuar, vjelur dhe qendrojme me ore ketu ne rruge per ti shitur, ne fund i hedhim pasi nuk shiten. Tregtaret gjithashtu thone se kete vit nuk kemi marr mundimin as per ti krasitur pasi nuk kap piken e leverdise dhe vitin tjeter do ti presim qe te gjithe, pasi ka 10 vjet qe skam asnje fitim, mundesisht humbje.
Nje tjeter kultivues i molleve shprehet se kam 20 kunjtal molle te cilat do ti hedh ne drin, pasi nuk po shiten dhe pothuajse kan kalbur te gjitha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit