E martë, 26 Nëntor, 2024

Rruga Nacionale Ura e Topojanit – Bulqize, teje e amortizuar

Rruga Ura e topojanit
Rruga nacionale Ura e Topojanit – Bulqize eshte teje e amortizuar. Prej vitesh kjo rruge ka qene problematike, vitet e fundit u rregua, por tashme po rikthehet ne gjendjen e me parshme. Drejtuesit e mjeteve flasin te irrituar ne lidhje me gjendjen skandaloze te ketij segmenti rrugor. Sipas tyre e kane humbur besimin tek qeveritaret per nje rikonstruksion te kesaj rruge apo per gjera me te vlefshme ne te ardhmen nga ato. Kete here sipas tyre, cdo force politike most e paraqiten per te kerkuar voten, pasi skan bere asgje per banoret e Qarkut te Dibres. Sipas tyre ata jane taksa pagues te rregullt si dhe pervecse problematikes ne rrugen nacionale, rruget rurale sipas tyre prej 25 vitesh askush nuk ka vene dore ne te.
Ne kete segment rrugor udhetojne qeveritare te cilet e shohin mjaft mire gjendjen e rruges dhe sot kane kaluar disa pushtetare dhe e din mjaft mire gjendjen e rruges, por nuk marrin asnje mase per rehabilitimin e saj.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit