Në kuadër të 7 Marsit, festës së mësuesit, dy shkollat 9- vjeçare në qytetin e Bulqizës, ajo “Xhevdet Doda” dhe “Shefqet Tançi”, kanë organizuar një koncert festiv me këngë, valle e recitime. Koncerti u dha në Pallatin e Kulturës, ku morën pjesë mësues, nxënës e prindër. Ishte I pranishëm në këtë koncert edhe kryetari I Bashkisë, zoti Melaim Damzi, I cili në fjalën e tij përshëndetëse uroi mësuesit për punën që bëjnë për mësimin dhe edukimin e fëmijëve.
Ndërkohë kryebashkiaku Damzi dha me këtë rast çertifikata mirnjohje për mësues të dalluar
Më pas festimet e mësuesve në kuadër të kësaj dite, kanë vijuar me drekime të organizuara në lokalet e qytetit, ku me urimet më të mira për njëri tjetrin, kaluan momente të vecanta mjaft emocionante dhe argëtimi. Kështu mësuesit e gjimnazit, por jo vetëm edhe ata të shkollës 9- vjecare “Shefqet Tançi” kishin zgjedhur për të festuar në këtë ditë mjaft të vecantë për to, një nga lokalet më prestigjoze atë të Restorant Bulqiza, me arredim, komoditet, gatim e shërbim cilësor për tu veçuar, gjë e cila bëri që ata të ndjehen mirë dhe të plotësuar në këtë ditë të veçantë për ta.
Mësuesja e mirnjohur e letërsisë për breza të tërë në qytetin e Bulqizës, Nafie Jella, që sapo ka mbushur moshën e pensionit, edhe pse ka ligjëruar me qindra e qindra herë para nxënësve, sot në këtë ditë ndjehet mjaft e emocionuar, teksa uron me shpirt kolegët e saj