Dëmet në gjedhe që shkaktoi gjatë vitit të kaluar sëmundja e dermatozës nodulare, për fermerët e Bulqizës, kompensohen nga qeveria, me lopë daneze. Kështu 60 fermerë qe u ngordhen lopët nga sëmundja e Dermatozës Nodulare, sipas premtimit të dhënë, janë kompensuar me lopë daneze.
Në ceremoninë e shpërndarjes së gjedheve mori pjesë edhe Drejtori i Bujqesise per qarkun e Dibres Novruz Jashari, I cili u shpreh se prej dy javesh ka filluar shperndarja e lopeve per fermeret e demtuar dhe se kjo shperndarje ka filluar fillimish ne Diber ku me pas ka vijuar ne Bulqize.
Me kete rast ishin prezent edhe deputeti i zones Perparim Spahiu i cili ne fjalen e tij u shpreh se siç ishte premtuar, per çdo fermer te demtuar do te kryhet kompensimi i çdo gjedhi te humbur, pasi Bulqiza ka qene rrethi me i prekur ne qarkun Diber. Sipas tij fermeret po kompensohen me lope race nga Danimarka, me prodhimtari qumështi sa trefishi I lopëve që kanë patur.