Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim me strukturat dhe me të rinjtë që i janë bashkuar PDIU-së në Dibër. Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, deputetët Mesila Doda e Aqif Rakipi, kryetari i PDIU-së Dibër, Olti Cani, kryetarja e Forumit të Gruas në PDIU Dibër, Inva Trupi.etj Të rinjtë treguan para qytetarëve dibranë se arsyeja që i janë bashkuar PDIU-së, është se kjo parti, ndryshe nga forcat e tjera politike, i pranoi ata pa kushte dhe u dha mundësinë që të hedhin idetë e një programi për zhvillimin e Dibrës. Sipas tyre PDIU tashmë shtrihet në të gjithë qarkun e Dibrës, me struktura të mirorganizuara.Ndërsa ajo që i dha zemër sallës ishte 20-vjeçarja Reme Lala,(kandidatja per deputete e PDIU) e cila u shpreh para të rinjëve të PDIU-së në Diber se: Politika nuk u kujtua asnjëherë për Dibrën. Erdhën lloj e lloj, morën votat e dibranëve, veshën kostumin e deputetit dhe Dibrës i sollën vetëm përçarje dhe fukarallëk. Ndaj PDIU është sot oda e çdo dibrani. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka brenda saj njerëz me vlera të vërteta dibrani. Deputetja Mesila Doda, përveçse bëri apel për ndërtimin e rrugës së Arbërit, theksoi se shqiptarët e Iliridës duhet të kërkojnë të drejta të plota.
“Porosia ime e fundit për rrugën e “Arbrit” është kjo; Mos pranoni më asnjë pushtetar e vendimarrës kryeministra, ministra, a këdo në Dibër po nuk filloi rrugën e Arbrit. I keni dhënë besimin, ata ju detyrohen të mbajnë premtimin.
Në këtë takim Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh se do lobohet dhe do t’i bëhet presion qeverisë për të bërë realitet rrugën e “Arbërit”.
“Pas 25 vitesh demokraci, 25% e Shqipërisë të jetë jashtë dhe e pa integruar me pjesën tjetër të vendit. Këtë turp mund ta bëjë vetëm politika shqiptare. Prandaj i duam bijtë dhe bijat tuaja, që rrugën e “Arbërit” ta kthejmë në një realitet të prekshëm për të gjithë ju. Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet ju e keni parë që etiketohet vazhdimisht, edhe këtu në Dibër. E dini pse? Jo thjesht dhe vetëm puthadorët e Athinës apo të Beogradit, por e dinë shumë mirë që duan të godasin shqiptarinë. E kemi theksuar gjithmonë jemi parti e interesit kombëtar dhe interesit të qytetarëve”