E hënë, 25 Nëntor, 2024

Bulqizë, deputeti I PS për qarkun e Dibrës Shkëlqim Cani, vizitë në Fabrikën e Pasurimut të Kromit

Cani.
Në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 18 qershorit, Ish Ministri i Financave, Shkelqim Cani njekohesisht deputet i PS per qarkun Diber, I shoqëruar nga kryetari I degës së PS Bulqizë, Lefter Alla, ka vizituar Fabrikën e Pasurimit të Kromit në Bulqizë, ku ka ndjekur nga afer realizimin e investimimeve ne këtë fabrike, ku tashmë me investimet e bëra, teknologjia e prodhimit të kromit të pasuruar do te jete bashkekohore perendimore, gjë e cila jo vetem ka rritur cilesinë e prodhimit, por ka bere te mundur edhe punesimin e shume puntoreve te rinj.
Ne fjalen e tij deputeti Cani u shpreh se ekonomia shqiptare 80 perqind te fitimeve i ka nga biznesi privat pasi bisnesi privat i ka sherbyer vetevetes dhe ekonomise.
Me pas Deputeti i Partise Socialiste nuk la pa permendur edhe vendimin e qeverise Shqiptare per ndertimin e rruges se Arberit ,ku vete Shkelqim Cani gjate kandidimit te tij ne Diber për deputet, ne zgjedhjet e kaluara parlamentare, e premtoi si prijoritet te pare ndertimin e rruges se Arberit. Duket se edhe në fushatën e pritshme të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, premtimi për ndërtimin e Rrugës së Arbërit do jete përsëri refreni I kësaj fushate, për kandidatët për deputet në qarkun e Dibrës.
Ne fjalen e tij Cani tha se duhet te pranojme se kontratat qe kapin vlera te medha kerkojnë kohen e vet dhe se kjo na beri qe te humbim kohe,pasi pala kineze me te cilen ishm ne negociata,kerkoi nje vlere mjaft te madhe per ndertimin e kesaj rruge ,gje qe qeveria Shqiptare nuk i perballonte dot me buxhetin e saj….. keshtuqe vete Kryeministri i vendit tha ai, beri te mundur nje tjeter zgjidhje po me kompani private e cila do ta ndertoje me financimin e vet fillimisht rrugën dhe me pas Qeveria Shqiptare do ta shlyje firmen me keste

Artikuj te ngjashem

Me te fundit