E hënë, 25 Nëntor, 2024

Bulqizë, banorët e fshatit Dushaj, kërkesë bashkisë për sistemimin e rrugës.

Dushaj
Banorët e fshatit Dushaj, në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, kanë depozitur një kërkesë pranë bashkisë Bulqizë, ku kërkojnë që të ndërhyhet menjëherë për sistemimin e rrugës automobilistike që lidh fshatin Dushaj me rrugën nacionale.Kështu kete te marte një përfaqësi e banorëve të këtij fshati, kanë depozituar pranë bashkisë Bulqizë një kërkesë ku kërkojnë të ndërhyhet nga ana e saj për sistemimin e kësaj rruge e cila aktualisht ndodhet në gjendje skandaloze. Banorët ankojnë se edhe pas protestave të njëpasnjëshme që kanë zhvilluar, gjendja e rrugës nuk ka njohur përmirësim.Kërkesa e depozituar nga përfaqësia e banorëve është e nënshkruar nga 200 banorë te fshatit. Besojmë, thonë përfaqësuesit e banorëve, se kërkesa që dorëzuam në bashki do të merret në konsideratë, në të kundër ata kërcënojnë se protesta e tyre do të përshkallëzohet, deri në daljen në rrugën kryesore, për bllokimin e saj. Kërkesa jonë, thonë banorët, është e ligjshme pasi garantohet nga neni 48 i kushtetutës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit